Komuna e Malishevës ka njoftuar se është shtyrë hapja e çerdhes “Zërat e Ëmbël” deri më 13 shtator, shkruan TV Malisheva.

Sipas Komunës, kjo ka ardhur si pasojë e asaj se disa punëtorë janë ende të pavaksinuar dhe se nga ta ka që aktualisht janë të infektuar me COVID-19. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Shtyhet fillimi i punës për Çerdhen ” Zërat e Ëmbël” deri më 13 shtator

Malishevë, 31 gusht

Duke përcjellur drejtpërdrejt dhe nga afër situatën me pandeminë covid-19 në Komunën e Malishevës, e cila me gjithë ramjen e lehtë të lakores së të infektuarëve, aktualisht  në bazë të të dhënave dhe informacioneve që prezantoi, task forca komunale para nënkryetari, Hajdin Berisha,  gjendja është ende e  rënduar me pandeminë covid-19.

Prandaj, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha,  mbajti takim me Taskforcën komunale, ku drejtori i Drejtorisë  për Arsim  dhe Edukim, Blerim Thaçi, kërkoi që pas analizave të bëra në institucionin e çerdhes ” Zërat e Ëmbël” me stafin punues i rekomandoi, taskforcës komunale që të merr vendim, që puna edukativo- arsimore të shtyhet deri, më 13 shtator, shkak që disa punëtorë janë ende të pavaksionuar, ka punëtorë edhe me covid-19 dhe janë dy punëtore shtatëzëna.

Task Forca komunale, mori vendim që puna edukativo-arsimore në instituconin e çerdhes ” Zërat e Ëmbël” , të filloi më, 13 shtator, atëherë kur edhe pritet të filloi mësimi për nivelin parauniversitar.

Share.