“Arena Kombëtare” nuk do të jetë gati as në muajin shtator, për të mirëpritur ndeshjet e përfaqësueses shqiptare. UEFA ka bërë publike agjendën e ndeshjeve të ardhshme kualifikuese për Euro 2020, me Shqipërinë që do të ndeshet ndaj Islandës në “Elbasan Arena”.

Punimet e papërfunduara, ndryshe nga ç’ishte parashikuar, kanë bërë që kombëtarja kuqezi të vijojë t’i luajë jashtë kryeqytetit takime të kësaj rëndësie.

Në datën 7 shtator përfaqësuesja jonë do të udhëtojë drejt Parisit për të sfiduar Francën ndërsa 3 ditë më vonë, do të luhet pikërisht ndeshja kundër Islandës në “Elbasan Arena”.

Share.