Ndeshja e Arsenalit kundër Tottenhamit, e planifikuar të zhvillohet të dielën është shtyrë.

Premier Liga konfirmoi vendimin për të pranuar kërkesën e “Topçinjve” për të anuluar ndeshjen për shkak të ndikimit të dëmtimeve të lojtarëve, atyre të infektuar me Covid-19 dhe angazhimeve të Kupës së Kombeve të Afrikës nga skuadra e tyre.

Rregullat e ligës përcaktojnë që ndeshjet duhet të luhen nëse janë në dispozicion 13 lojtarë, duke përfshirë një portier.

Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq në “Anfield Road” në sfidën ndaj Liverpoolit dhe është i suspenduar për derbin e Londrës së Veriut, derisa në dyshim janë edhe Takehiro Tomiyasu, Emile Smith Roëe, Calum Chambers, Bukayo Saka dhe Cedric Soares.

Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet kjo ndeshje./TV Malisheva

Share.