Ashtu siç edhe pritej, sfida e UFC mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Fakti që sportisti rus është i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, pa patur mundësinë që të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që përballja mes dy yjeve të UFC të mos zhvillohet.

Kjo është hera e pestë që një ndeshje e programuar mes Khabibit dhe Fergusonit nuk do të zhvillohet. Sfida UFC 249 ishte parashikuar të zhvillohej me datë 18 prill në New York me Nurmagomedovin që do të mbronte titullin e tij në peshat e lehta në UFC, por epidemia që ka përfshirë globin dhe pamundësia e sportistëve për të lëvizur nga një vend në tjetrin bënë që kjo përballje të mos zhvillohet.

Duelet e mëparshme mes Nurmagomedovit dhe amerikanit Ferguson janë shtyrë në plot katër raste për shkak dëmtimesh të njërit prej sportistëve ose problemeve shëndetësore që njëri prej tyre ka shfaqur në prag të sfidës./ Tv Malisheva

Share.