Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri, Albin Kurti tha se ky proces është caktuar të nisë me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024. Ai njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin e menaxhmentit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri pë tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”.

Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.

/TV Malisheva

Share.