Barcelona përballet me Osasunas të shtunën dhe këtë ndeshje Lionel Messi do ta humbasë për shkak të dëmtimit.

Argjentinasi është rikthyer në stërvitje individuale me trajnerin e fitnesit të skuadrës dhe pritet që ai të rikthehet në aksion pas pushimit ndërkombëtar.

Ernesto Valverde nuk do të nxitojë me rikthimin e Messit në formacionin titullar, pasi rikuperimi i kapitenit të tij ka qenë më i ngadaltë nga sa pritej.

Në fillim pati raportime për një dëmtim të shpinës, por klubi e ka mohuar kategorikisht këtë, duke konfirmuar se ata thjesht duan të jenë të kujdesshëm me superyllin e tyre.

Pas udhëtimit të tyre në Estadio El Sadar, Barcelona luan ndeshjen e tyre të radhës në LaLiga Santander kundër Valencia më 14 shtator.

Share.