Prodhuesit e filmit “No Time To Die” thonë se filmi i 25-të i James Bond do të rikthehet vitin e ardhshëm “në mënyrë që të shihet nga një audiencë teatrore në mbarë botën”.

Filmi ishte parashikuar të publikohej në prill, por që më pas u shty për në nëntor, e ndërsa tani sërish është shtyrë, shkruan News.Sky.

Një mesazh zyrtar nga shtëpia prodhuese e filmit në Twitter tha se ai tani do të publikohet më 2 prill 2021 “në mënyrë që të shihet nga një audiencë më e madhe”.

Ekzistojnë shqetësime në lidhje me rritjen e rasteve në shumë vende, duke e bërë një premierë në muajin nëntor më pak se ideale.

Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Billie Eilish publikoi kolonën zanore të filmit “No Time To Die”.

Prodhuesit e filmit thanë se e kuptuan që një vonesë e dytë do të ishte “zhgënjyese për fansat”.

Shtyrja fillestare erdhi si pasojë e bllikimit global që shkaktoi pandemia COVID-19.

Faqja MI6-HQ shkruajti: “Me coronavirusin që arrin statusin e pandemisë, është koha të vendosim shëndetin publik mbi oraret e lëshimit të marketingut dhe koston e anulimit të ngjarjeve publicitare”.

Në “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti 007. /TV Malisheva

Share.