Nuk ka ndarje mes Eros Grezdës dhe Oriola Marashit. Kjo është ”konfirmuar” nga një ”like” i dhënë nga futbollisti. Modelja Marashi ka publikuar një foto, në të cilën duket se po shijon pushimet. Pamja tërheqësë dhe veshja seksi kanë ”ngritur” akoma më shumë temperaturat.
Disa ditë më parë përflitej se dyshja nuk janë më bashkë, me motivin se nuk e ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë, aludimet hidhen poshtë.