Ish anëtarja e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Shukrije Bytyqi i është bashkuar AAK-së.

Për këtë ka njoftuar vet kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi. Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë. Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!”, ka shkruar Haradinaj, përcjellë TV Malisheva.

Share.