Blogerja Sara Hoxha e cila është partnerja e Ledri Vulës, është përfolur shumë një vit më parë kur takoi yllin e muzikës Dua Lipën, me të cilin Ledri ka pasur një histori dashurie në të shkuarën.

Sara tregoi sonte në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel se fakti që ajo ka qenë ish e dashura e Ledrit nuk e pengoi fare atë që të takonte Dua Lipën, teksa tha me humor se “shyqyr që ka qenë ajo dhe jo ndonjë tjetër”.

Sara tha se ajo është shumë e vetëdijshme se sikurse çdo person tjetër, edhe Ledri ka një të shkuar, të cilën e ka pranuar dhe nuk e shqetëson aspak.

“Dua Lipa ishte shumë shumë e mirë. Unë e takova shumë pak, vetëm pimë një kafe familjarisht. Ata donin ta shihnin Poem. Fakti që Dua Lipa ka qenë ish e dashura e Ledrit dhe unë e takova, aq sa veta më kanë thënë e ke bërë shumë mirë, kanë thënë edhe pse e bërë. Unë them shyqyr që ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër, ja jap dorën për këtë pjesë. Se di, unë nuk e vras mendjen për gjëra që kanë qenë para meje. Ne nuk kemi lindur bashkë. Nuk lindi dhe më njohu mua. Unë e di që ai ka një të shkuar”, tha Sara në Top Channel.

 

Share.