Arritja e shpejtësisë maksimale në autostradë nëpër pamje të ndryshme shpesh i shikojmë nga perspektiva e shoferit, kurse tani kemi mundësinë ta shohim të njëjtën situatë nga një kënd krejtësisht tjetër.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq pamje të një autostrade, ku vetura lëviz nga korsia tjetër në trafik, e në korsinë e mesme lëvizte autori i videos që voziste me shpejtësi shumë më të vogël.

Bëhet fjalë për Mercedes AMG E63 S caravan që lëviz me 332 kilometra në orë, derisa në korsinë tjetër  vetura që filmonte Mercedesin lëvizte me vetëm 80 kilometra në orë.

Kur është fjala për reagimin, shikoni pamjet dhe keni parasysh se si vërehet dallimi i madh mes veturës me 80 kilometra në orë që lëvizte dhe Mercedesit që i afrohet duke lëvizur me 332 kilometra në orë – duke bërë që mjetin nga i cili filmohej ta shkund për disa sekonda. /TV Malisheva

 

 

 

Share.