Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, s’e ka lëshuar mundësinë të bëjë pak humor në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore që po mbahet në Greqi. Me ftesë të kryeministri Grek, Mitsotakis i pranishëm ishte edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Teksa nikoqiri grek po ia prezantonte kancelarit gjerman mysafirët pjesëmarrës gjegjësit liderët shtetërorë ka ndërhyrë kryeministri Rama me një batutë për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Rama iu drejtua me humor Scholzit duke i thënë se së shpejti “Maqedonia e Veriut do të jetë Bullgaria Perëndimore” pasi në kontestin me Greqinë për emrin, Maqedonia pranoi kushtet e Greqisë dhe ndërroi emrin zyrtar në Maqedonia e Veriut.

Tash shteti i Maqedonisë së Veriut ka një kontest edhe me Bullgarinë, shtet ky anëtar i BE-së që po e pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut pasi refuzon të pranojë kombin maqedonas dhe gjuhën maqedonase duke pretenduar se maqedonasit janë një grup etnik i kombit bullgar.

Videon mund ta shihni këtu: VIDEO

/TV Malisheva

Share.