Tahini është një ushqim me vlera të larta ushqyese, është i pasur me proteina, vitamina, minerale dhe acide yndyrore të dobishme për funksionin e mirë të organizmit
Nuk është rastësi, që në vendet e Lindjes së Mesme, tahini përbën komponentin kyç të ushqyerjes së përditshme, pasi përdoret në pjesën më të madhe të gatimeve.
Përbërësit:
– 100 g makarona,
– 1,6 l ujë,
– 80 g tahini (gjalpë nga farat e susamit),
– 2 lugë lëng limoni,
– kripë,
– piper,
– 1 lugë majdanozi të grirë imët.
Përgatitja:
Në ujë të vluar qitni kripë, piper, qitni edhe makaronat dhe zieni në zjarr mesatar rreth 5 minuta.
Pastaj përzieni tahinin dhe lëngun e limonit dhe vazhdoni zierjen në zjarr mesatar edhe 5 minuta.
Para se ta shërbeni, qitni majdanozin.
Në vend të tahinit, në supë mund të shtoni përzierjen e gjalpit dhe susamit, të cilën do ta përgatitni nga 40 g susam, të fërguar pak pa yndyrë, pastaj të grirë në grirëse elektrike.
Susamit të bluar qitni pak kripë dhe përzieni me 70 g gjalpë të zbutur. /TV Malisheva