Ngjyrosja e makinës shumicën e raste kushton shumë. Për këtë arsye është e rëndësishme ta ruani ngjyrën e makinës origjinale. Përmes këtij artikulli ju mund të mësoni disa mënyra se qysh me mbrojtë ngjyrën e makinës tuaj.

Mbulojeni makinën tuaj

Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për mbrojtjen e ngjyrës së makinës tuaj me mbulesën e saj speciale. Nëse parkoheni në një zonë të hapur ku dielli apo faktorët e tjerë mund të dëmtojnë makinën tuaj atëherë përdoreni mbuluesin e makinës. Edhe nëse e lini makinën në garazh për një kohë të gjatë mbulojeni atë. Kjo do të ndikojë në ruajtjen e ngjyres.

Lajeni me kujdes

Është e rëndësishme që ta lani makinën tuaj tërësisht në baza javore. Kjo përfshin përdorimin e një shamponi për makina. Duhet ta bëni edhe larjen e gomave, të jashtme, të brendshme, xhamat dhe hapësirën rreth dritareve.
Pastërtia do të ndikojë në mirëmbajtjen e ngjyrës së makinës tuaj.

Thajeni mirë ngjyrën e makinës

Një pjesë e madhe e njerëzve e shmangin procesin e tharjes së makinës. Shumë njerëz supozojnë se makina duhet të thahet natyrisht, por pikërisht këtu e dëmtoni më së shumti ngjyrën. Mos tharja e makinës do të lërë ujë në pjesë të ndryshme që padushim. Për të mbrojtur ngjyrën përdorni një peshqir mikrofibri për të thithur ujin dhe për të tharë makinën.

Share.