Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, diabetit të tipit 2, çrregullimeve njohëse dhe llojeve të ndryshme të kancerit.
Vaji i ullirit njihet për aftësinë e tij për të rregulluar nivelet e presionit të gjakut, për të lehtësuar dhimbjet e veshit, simptomat e artritit, për të përshpejtuar shërimin e plagëve dhe për të qetësuar djegiet. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë vaj ulliri çdo ditë përjetojnë ndryshime pozitive në punën e sistemit tretës.
Kapsllëku është një nga çrregullimet më të zakonshme të tretjes dhe vaji i ullirit është treguar efektiv në zbutjen e të gjitha çrregullimeve të tretjes. Ekspertët theksojnë se mjafton të hani një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë. Nëse ende vuani nga kapsllëku, hani një lugë vaj ulliri me frutën tuaj të preferuar.
Nëse vaji i ullirit ka shije shumë intensive për ju, përzieni një lugë gjelle vaj ulliri me një gotë ujë të vakët, lëng portokalli ose kafe. Mund ta përzieni edhe me limon ose qumësht të ngrohtë. Limoni është gjithashtu efektiv për lehtësimin e kapsllëkut.
Vaji i ullirit ka një efekt pozitiv në shëndetin e të gjithë sistemit tretës, dhe në të njëjtën kohë ndihmon në parandalimin e përthithjes së kolesterolit LDL. Mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit, uljen e oreksit dhe nxitjen e ngopjes./TV Malisheva