Një kafe ndryshe, që origjinën e ka në Korenë e Jugut, aty ku edhe gjendet me të njëjtin emër. Rezultati?
Një kafe super e shijshme, e thjeshtë për t’u përgatitur edhe nga ju në shtëpi, ndërkohë që nëse keni preferenca të ndryshme nga versioni origjinal i saj, mund të “eksperimentoni” me përbërës të ndryshëm.
Receta bazë e kafesë Dalgina përfshin këta pesë përbërës: kafe, sheqer, ujë, qumësht dhe akull!
Ndërkohë, sipas dëshirës mund të zgjidhni qumështin e bajameve, sheqerin e arrës së kokosit ose një ëmbëltues. Sekreti? Sasia e barabartë e të gjithë përbërësve të kësaj kafeje super të shijshme!
Ka vetëm një gjë që nuk do ta rekomandonim për kafenë Dalgona: pluhurin e kakaos! Sepse ai do të shkrijë pasi të hidhet në shkumën e kafesë dhe do të tjetërsojë shijen e kësaj pijeje unike.
Receta:
▪ 2 lugë kafe normale ose ekspres
▪ 2 lugë sheqer
▪ 2 lugë ujë
▪ Akull
▪ Qumësht
Përgatitja:
Si fillim shtoni kafenë, sheqerin dhe ujin në një tas. Duhet t’i rrihni fuqishëm me rrahësen elektrike të ekspresit ose blenderin derisa të formohet një masë shkume kremoze.
Ngjyra e përftuar do të jetë si e artë.
Në një gotë qelqi fusni dy kube akulli dhe qumësht, më pas shtoni me lugë masën e kremit deri sa të formohet kafeja e dëshiruar!/ Tv Malisheva