Kurseni veten nga mundimi
Bazuar në pamjen, mund të përcaktoni nëse dikush dëshiron një marrëdhënie apo thjesht seks, ja çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje!
Pjesëmarrësit e studimit shikuan fotot e pjesëmarrësve të tjerë të studimit për të vlerësuar nëse ata dëshironin vetëm një “aksion” pa obligim duke u bazuar në pamjen e tyre.
Gratë kryesisht arrinin ta merrnin me mend, duke u bazuar në pamjen e tyre se cilët burra e pëlqejnë seksin për një natë, ndërsa burrat kryesisht bënin gabime, duke zgjedhur gratë me buzë më të holla.
“Kjo na ka befasuar. Aftësia për të gjykuar në bazë të perspektivës se kush është i interesuar në një marrëdhënie rastësore dhe kush dëshiron diçka më të gjatë dhe më serioze do të ishte shumë e dobishme “, tha profesori Ian Stephen.
Koautori i studimit John Entar beson se kjo ka të bëjë me testosteronin, sepse “nivelet më të larta të testosteronit shoqërohen me një pamje më mashkullore dhe një interes ‘tipik’ mashkullor për seks të rastësishëm”.
/TV Malisheva