Nga Dimitrios Tsatiris
Vrapova drejt divanit në bodrum për të pushuar për disa minuta. Ishte e premte mbrëma dhe ndihesha emocionalisht i lodhur nga një javë pune plot tension. Teksa u shtriva në divan, pashë djalin tim 3-vjeçar që po luante me një tren lodër, ngjyra e të cilit ishte zbehur nga përdorimi i tepërt.
Ai ishte aq i përqendruar tek loja saqë nuk më vuri re që erdha. Teksa shihja tim bir, bëra një vëzhgim befasues. Edhe pse i rraskapitur, përjetova një ndjenjë të thellë kënaqësie. Ndjeva një gëzim të pastër duke e parë teksa sforconte trupin e tij të vogël për të hipur mbi trenin e tij, dhe për të udhëtuar me të në kodra dhe lugina imagjinare.
“Çu–çu–çu”-ja e tij me zë të lartë tingëlloi si një melodi qetësuese në veshët e mi. Nuk guxovatë bëja as zhurmën apo lëvizjen më të vogël që do ta prishte atë moment lumturie. Në atë moment, kuptova diçka shumë të rëndësishëm:Asnjë shumë parash apo asnjë sukses nuk mund ta përsëriste atë përvojë.
Arritje të ndryshme profesionale si diplomimi në mjekësi apo mbajtja e një fjalimi nëplatformën TED, janë të zbehta krahasuar me nivelin e lartë të kënaqësisë që përjetova në ato minuta. Ajo përvojë nuk do të përfundojë në CV-në time profesionale. As nuk do të më japëlëvdata nga kolegët.
E megjithatë ka pasur një ndikim të thellë në jetën time. Reflektimi mbi atë përvojë, më jep më shumë gëzim se sa çdo arritje time profesionale. Dhe e bukura është se nuk më duhej qëtë punoja aspak për të. Gjithçka që duhej të bëja ishte të ngadalësoja shpejtësinë e të jetuarit,dhe të isha i vetëdijshëm për çastin që po jetoja, ashtu si djali im që ishte zhytur në lojën me trenin e tij lodër.
Pa e ditur ai, ai po më tregonte se si të isha këtu dhe në këtë moment. Jeta jonë e përditshme është e mbushur me mundësi të panumërta për të gjetur kënaqësi. Kjo mund të jetë zhurma e cicërimave të zogjve në një mëngjes me diell, një moment gazmor me një njeri të dashur, apo duke shijuar disa minuta heshtje në fund të një dite plot tension.
Gjëja kryesore është të jesh i pranishëm për t’u përfshirë tërësisht në ato përvoja. Sigurisht, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Nga pikëpamja evolucionare, të qenit i pranishëm në një përvojë nuk na vjen natyrshëm. Një nga funksionet e trurit, është të na mbrojë nga kërcënimet e mundshme.
Prandaj, ne jemi të predispozuar që të hedhim sytë nga e ardhmja, për të parashikuar se çfarë mund të shkojë keq. Përveç kësaj, ne nuk jemi të prirur të jemi të kënaqur me atë që kemi. Instinkti ynë është të dëshirojmë akoma më shumë. Kjo është ajo që i ndihmoi paraardhësit tanë të grumbullonin ushqim të mjaftueshëm, dhe të qëndronin larg konkurrencës për të gjetur partnerë për t’u çiftëzuar.
Mjedisi ynë ndryshon me shpejtësi, por evolucioni ndodh me ritmin e një kërmilli. Ne nuk duhet të shqetësohemi më nëse do të biem viktimë e një gatopardi që fshihet pas një shkurreje. Sot kemi ankth për të fituar më shumë para, për të përmirësuar shtëpitë tona, për të grumbulluar më shumë ndjekës në platformat e mediave sociale, dhe për të kënaqur sa më shumë njerëz që është e mundur.
Kurthi me dëshirën e përhershme për më shumë, është se mund të harroni të vlerësoni atë që keni. Ju mund të fiksoheni aq shumë me aspiratat e ardhshme, saqë mund t’i merrni si të mirëqena bekimet aktuale, si familja, miqtë dhe shëndeti juaj.
Ju gjithashtu mund të filloni të minoni arritjet për të cilat keni punuar kaq shumë për t’i arritur. Unë kam punuar me shumë profesionistë, që nuk gjenin më kuptim në rolet e tyre përkatëse si mjekë, avokatë ose pronarë biznesesh.
Një nga tragjeditë më të mëdha është të sakrifikosh vite të jetës për të arritur një qëllim, vetëm për ta gjetur atë pa kuptim dhe qëllim. S’ka asgjë të keqe të kesh aspirata për të përmirësuar jetën tënde. Nëse doni të keni një promovim në punë apo një diplomë vazhdoni ecni përpara.
Nëse doni të fitoni më shumë para, sigurohuni që t’i fitoni ato. Synime të tillë mund të vijnë me përfitime. Pasi të keni arritur qëllimet tuaja, ju mund të ndiheni më të sigurt mbi aftësitë tuaja. Po ashtu, suksesi mund t’ju çojë në një pozitë më të mirë për të dhënë një kontribut pozitiv në jetën e të tjerëve. Megjithatë, kini kujdes nga kurthi i të dëshiruarit më shumë. Ja cilat janë 3 këshillat e mia, që mund t’ju ndihmojnë të gjeni gëzim dhe kënaqësi ndërsa përpiqeni të arrini qëllimet tuaja në këtë jetë.
- Mësoni se ku ta vendosni stekën e ambicieve tuaja
Mësoni që të keni pritshmëri realiste se si ambiciet për të ardhshmen, do të ndikojnë në jetën tuaj. Arritja e qëllimeve të ardhshme monetare ose profesionale nuk garanton lumturi. Kënaqësia nga shijimi i nektarit të ëmbël të suksesit është jetëshkurtër. Është vetëm çështje kohe para se keni dëshirë për më shumë. Sikurse shprehej filozofi i shekullit XIX, ArturShopenhauer “Pasuria është si uji i detit; sa më shumë pimë, aq më të etur bëhemi; dhe e njëjta gjë vlen edhe për famën.”
- Njerëzit janë shumë më të rëndësishëm se karriera dhe arritjet profesionale
Në një shoqëri të fiksuar pas produktivitetit dhe arritjeve, është e lehtë që t’i jepni përparësi aspiratave tuaja profesionale, në kurriz të njerëzve më të dashur. Unë kam punuar me shumë individë të orientuar drejt arritjeve, të cilët ia kanë kushtuar jetën karrierës së tyre.
Më pas ata pyesnin veten pse bashkëshortët e tyre silleshin ftohtë më ta, dhe pse fëmijët silleshin me agresivitet në praninë e tyre. Mos harroni që identiteti juaj profesional është vetëm një pjesë e asaj që jeni.
Ju keni gjithashtu role të tjera me pjesën e tyre të përgjegjësive. Ju mund të jeni një prind, bashkëshort, vëlla, fëmijë ose miku më i mirë i dikujt. Ruani një perspektivë të gjerë se kush jeni. Është e rëndësishme të investoni në rolet tuaja të ndryshme. Përndryshe, rrezikoni të sakrifikoni për hir të karrierës suaj marrëdhënie sociale shumë domethënëse.
- Shtypni shpeshherë “frenat”
Është e pamundur të vlerësosh atë që ke, kur je vazhdimisht duke vrapuar drejt qëllimit tjetër. Kundërvënia ndaj presioneve shoqërore dhe evolucionare për të kërkuar vazhdimisht më shumë, është e domosdoshme për të vëzhguar dhe vlerësuar gjërat e vogla, që e bëjnë vërtetë kuptimplotë jetën tonë.
Ashtu siç është edhe të shikuarit e djalit 3-vjeçar teksa luan me trenin e tij lodër.