Japonezët janë një popull që njihen për sistemin e tyre veçantë të jetesës. Ata i karakterizon një jetëgjatësi më madhe se e shumë popujve tjerë. Por po ashtu edhe një aftësi që jetëshkrimin e tyre ta mbushin me një lumturi më të madhe.
Libri “Ikigai” i Hector Garcia dhe Francesc Miralles ofron një sërë rregullash specifike, duke u bazuar në përvojën specifike të shoqërisë japonezë se si ti arrihen këto synime. Disa nga parimet e këtij modeli unik janë:
- Gjeje Ikigain tënd. Ikigai është një koncept japonez i cili përafërsisht do të thotë “ arsyeja për të qenë”. Është një ndërthurje e katër gjërave: Asaj që e do, atë në të cilën je i zoti, ajo çfarë bota ka nevoje dhe ajo për të cilën mund të paguhesh. Kur gjen ikigain tënd i jep jetës kuptim dhe qëllim.
- Jetoje momentin. Japonezët e quajnë këtë koncept ichigo ichie që to të thotë, një takim, në një kohë. Përfshin kujtesën se çdo moment është unik dhe i veçantë , dhe për këtë duhet t’i gëzohemi atij.
- Mos u pensiononi. Japonezët nuk e kanë një fjalë për “ pensionimin”. Në fakt ata besojnë në punë të vazhdueshme dhe të qenurit aktiv gjatë gjithë jetës. Kjo i ndihmon ata të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të angazhuar.
- Mbani lidhje me komunitetin tuaj. Japonezët kanë një lidhje të fort me komunitetin e tyre. Ata kalojnë kohë me familjen, shoqërinë, fqinjët. Gjithashtu, marrin pjesë në aktivitet dhe vullnetarisht kalojnë kohë.
- Jeni falenderues. Japonezët janë falenderues për atë çfarë kanë. Ata vlerësojnë gjërat e vogla në jetë, si një gotë çaj ose një ecje në natyrë.
- Hani shëndetshëm. Japonezët hanë një dijet të shëndetshme që është e pasur me fruta, perime, dhe peshk. Gjithashtu e praktikojnë të hanë porcione të vogla dhe shmangin ushqimet e përpunuara.
- Ushtroni rregullisht. Japonezët ushtrojnë rregullisht, por nuk e teprojnë. Ata fokusohen në aktivitete që janë të lehta për trupin, si ecja, noti dhe tai chi.
- Kujdesuni për shëndetin mendor. Japonezët kujdesen për shëndetin mendor dhe këtë e bëjnë duke medituar, duke praktikuar jogan dhe duke kaluar kohë në natyrë.
- Krijoni një balance mes punës dhe lojës. Japonezët besojnë në gjetjen e një balance në mes të punës dhe lojës. Gjejnë kohë për aktivitete që ju pëlqejnë si hobi ose duke kaluar kohë me njerëzit që duan.
- Pranonin vdekjen si pjesë të jetës. Japonezët e kanë pranuar vdekjen si pjesë natyrale të jetës. Nuk i frikësohen asaj, dhe përgatiten për të duke u rrëfyer të dashurve të tyre dëshirat që kanë. Ikigai është një filozofi e thjeshtë por e fuqishme për një jetë të gjate dhe të lumtur. Është një kujtesë se ne të gjithë kemi një qëllim unik në këtë jetë, dhe se duhet t’i gëzohemi çdo momenti.
/TV Malisheva