Për të provuar nëse djathi që do të blini është apo jo natyral, përdorni të hidhni mbi të dy tre pika jo, dhe nëse sipërfaqja e djathit në të cilën janë hedhur pikat e jodit errësohet shumë, atëherë do të thotë se djathi është përgatitur me sasi të larta niseshteje.

Duke qenë se djathi është një produkt shumë i pranishëm në tavolinat tuaja, atëherë sigurisht që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi, edhe nëse është natyral apo i bërë me nisheste.

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh. Përveçse është një paketë me vlera, djathi shpesh është shmangur, për shkak të yndyrës së tepërt që përmban, që mund të variojë nga 50 deri 85% në maskarpone, i cili është i bërë nga kremi, tek 35% në tipin çedër dhe 5 deri 10% në djathin rikota.

Në ditët e sotshme disa djathëra bëhen nga qumështi pa yndyrë dhe me etiketa, ku shkruhet djathë me “yndyra të reduktuara”./TV Malisheva

Share.