Këto përbërës e bëjnë kajsinë të domosdoshme gjatë stinës së verës dhe jo vetëm.
Kajsia është një frut shumë i shijshëm dhe aromatik që luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e mëlçisë dhe të gjakut.
Ajo përmirëson tretjen, shmang konstipacionin dhe mbron shëndetin e kockave.
Kajsitë gjenden me bollëk në tregje ditët e sotme dhe përdorimi i tyre në kuzhinë është i larmishëm.
Një nga mënyrat më të mira për shfrytëzimin e vlerave të kajsisë është që të bëni komposto, një recetë të së cilës mund ta gjeni në këtë artikull të AgroWeb.
Përbërësit:
Gjysmë kilogramë kajsi të ndara në gjysmë dhe pa bërthamë,
2 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
2-3 lugë gjelle me sheqer
Kos sipas dëshirës
Përgatitja:
Hidhini kajsitë, lëngun e limonit jeshil dhe sheqerin në një tenxhere të madhe.
Vendoseni atë në një zjarr mesatar dhe lërini përbërësit të ziejnë derisa kajsitë të jenë zbutur.
Kjo kërkon rreth 15-20 minuta.
Më pas transferojeni komposton në një enë tjetër.
Për ta servirur hidhni në pjatë dy lugë kos të trashë e të ftohtë dhe sipër kajsitë.
Kompostoja mund të ruhet në frigorifer për rreth 2 javë.
Përse duhet të hani më shumë kajsi gjatë verës
Kajsia është një frut që njihet si Nektari i Perëndive.
Ajo përmban rreth 14% sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, C etj.
Ajo është shumë e pasur me antioksidantë, polifenolë, flavonoidë dhe beta karoten.
Këto përbërës e bëjnë kajsinë të domosdoshme gjatë stinës së verës dhe jo vetëm.
Përbërësit e kajsisë i mbrojnë qelizat nga oksidimi që është në nivele më të larta në stinën e verës.
Për më tepër, kajsia përmbajnë shumë fibër.
Kjo e fundit është e domosdoshme për të përmirësuar tretjen.
Nga ana tjetër, fibra ndihmon edhe në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit i cili përbën rrezik të lartë për shëndetin e zemrës. /TV Malisheva