Lehtë nevrikoseni për shkak të gjërave të cilat janë krejtësisht të parëndësishme, mirëpo pastaj ju duhet goxha kohë që të ktheheni në normalitet

Nëse i praktikoni këto ushtrime çdo ditë, do të keni sukses që trupin tuaj ta qetësoni dhe ta ktheni në gjendje të funksionimit normal.

Ushtrimi 1

Merrni frymë dhe nxirrni frymën nëpër hundë. Ajrin merreni dhe nxirreni ngadalë dhe frymëmarrjet të jenë të thella.

Ushtrimi 2

Shtrijuni në shpinë ose merrni pozitën e cila ju është më e përshtatshme. Lironi muskujt e këmbëve, kërdhokullave, barkut, gjoksit, duarve dhe qafës.

Ushtrimi 3

Përqendrohuni në frymëmarrje dhe qetësim. Kur të qetësoheni, merrni frymë dhe lejoni që barku t’ju ngrihet pastaj ngadalë nxirrni frymën dhe lejoni që stomaku t’ju tërhiqet.

Ushtrimin bëjeni dy herë në ditë, çdo herë nga dhjetë frymëmarrje. Praktikoni çdo herë këto ushtrime, kur mendoni që ju nevojiten. /TV Malisheva

Share.