Nuk ka më të mira dhe më të shëndetshme se sallata nga panxhari turshi shtëpiake

Përbërësit:

– 5 kg panxhar;
– 500 ml uthull;
– 2 l ujë;
– 60 g kripë;
– 80 g sheqer;
– 1 qese konservans.

Përgatitja:

Panxharin lajeni, hiqjani skajet nga të dy anët. Radhisni në një tenxhere të thellë, pastaj qitni ujë. Duhen të kenë mjaft ujë, sepse do të zihen gjatë, së paku dy orë.

Pas një ore apo një orë e gjysmë, merrni një thikë apo pirun dhe shponi panxharin që të shihni sa është zier. Lirisht shpojeni në mes që të shihni nëse është ende i fortë në mes, pastaj zieni edhe afërsisht gjysmë ore. Kulloni dhe lini që ngadalë të ftohen.

Në një tenxhere tjetër qitni uthull, ujë, kripë dhe sheqer dhe zieni. Kur të vlojnë hiqni nga zjarri dhe mbuloni me kapak.

Pas dhjetë minutash shtoni konservansin dhe përzieni, shpejt do të shkrihet.

Panxharin e ftohur qërojeni, mundeni edhe me gishta, lajeni dhe priteni në rrathë tradicionalë.

Mbushni kavanozin duke e vendosur kavanozin në shuplakë dore dhe atëherë vertikalisht radhisni rreth pas rrethi, kështu më së miri mbushet pjesa e mesit, pastaj kthejeni kavanozin vertikalisht dhe përfundojeni radhitjen.

Çdo kavanozi qitni shtesë të ftohur uthulle, kështu që lëngu të jetë një centimetër mbi panxhar.

Vendosni celofan dhe kapakët dhe vendosni në vend të thatë dhe të errët derisa të filloni t’i konsumoni. /TV Malisheva

Share.