Teksa një fëmijë rritet, interesimi ndaj parasë do të rritet po ashtu. Në moshën 5 vjeçare ju mund të filloni ti prezantoni paratë atyre me ca koncepte të lehta për ti kuptuar qysh në vegjëli.
1. “Paraja nuk rritet në pemë.”
Filloni ti flisni fëmijës tuaj se nga vijnë paratë. Bëjini atyre të ditur që ju fitoni një shumë të caktuar në muaj për shkak të angazhimit tuaj profesional dhe duhen shpenzuar me kujdes. Në fund të fundit ato nuk rriten në pemë!
2. Ju duhet të zgjidhni:
Ju duhet ti tregoni fëmijës tuaj që ai/ajo ka për detyrë të zgjedhë mes dy lodrave në vend që ti blejë të dyja. Bëjeni që fëmija juaj të kuptojë se sa herë të blejë diçka, nuk mund t’i shpenzojë paratë prapë në diçka tjetër.
3. Nevojat dhe dëshirat:
Fëmijët e kësaj moshe fillojnë të kuptojnë dallimin mes nevojave dhe dëshirave të tyre. Shpjegojini atyre se ju duhet të ndani para për të plotësuar nevoja të ndryshme për ushqimin, rrobat etj si dhe një shumë të caktuar për të plotësuar dëshirat e tyre.
Provojeni një lojë me fëmijët tuaj:
Krijojeni një grafik të kursimit. Mësojini fëmijës tuaj shprehinë e të kursyerit duke e bërë atë që të vizatojë cdo dikë grafikun e kursimit dhe të shoh se si ajo po lëvizë. A ka ndonjë rënie, apo ngritje apo ka stagnuar? Kjo do të jetë një mënyrë argëtuese për ta.