Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja.

Me vendim të prokurorit, mjeku është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 13.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej  në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit  për  caktim të ekspertit  nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./TV Malisheva

Share.