Diego Simeone dhe Frank Lampard kanë të njëjtin objektiv në merkaton e verës dhe bëhet fjalë për një 16-vjeçar.
Mohamed Sankoh është pikasur nga Chelsea fillimisht, me numrin një të stolit që e ka kërkuar në “Stamford Bridge” si një alternativë për të ardhmen.
Mediat në Angli shkruajnë se së fundmi, në garë është futur edhe Atletico Madrid. Diego Simeone i ka vënë syrin sulmuesit, i cili ka shkëlyqer me moshat e Stoke Cityt.
Sankoh ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar po ashtu 9 herë në 16 ndeshje të luajtura. Gjithashtu, Sankoh spikati edhe në Europianin e U17, ku triumfoi me Kombëtaren e tij, atë të Holandës./ Tv Malisheva