Sipas të dhënave të mëparshme, omicron shkakton një pasqyrë klinike më të lehtë dhe simptomat e raportuara nga pacientët e infektuar me këtë variant janë të ngjashme me ato të gripit.

Ekspertët theksojnë se omicroni është shumë ngjitës dhe studimet paraprake tregojnë se shkakton një formë kryesisht më të lehtë të sëmundjes. Simptomat që tregojnë se një person është i infektuar me omicron përfshijnë ethe, dhimbje të fytit dhe një ndjenjë kruajtjeje në fyt, dhimbje të forta trupi, djersitje gjatë natës, të vjella dhe humbje oreksi.

Angelique Coetzee, udhëheqëse e Asociacionit Medikal të Afrikës Jugore (SAMA), thekson se pacientët e infektuar me omicron nuk përjetojnë simptoma të tilla si humbja e shijes dhe nuhatjes, hundët e zëna dhe temperatura shumë e lartë e trupit.

Njohja e simptomave mund të ndihmojë në përcaktimin nëse një person është i infektuar me variantin delta ose omicron. Gjetjet e fundit kanë zbuluar se cilat janë dy simptomat më të zakonshme të raportuara nga pacientët e infektuar me omicron.

Sipas raportit të fundit, rrufja dhe dhimbja e kokës janë dy simptomat kryesore të omicron që pacientët raportojnë më shumë, raporton Times of India.

Irene Peterson, profesoreshë e epidemiologjisë pranë Universitetit të Londrës, thekson se këto dy simptoma mund të jenë shenjë e një infeksioni tjetër, por duhet pasur parasysh se ato mund të tregojnë edhe infeksion omikron.

Deri më tani janë raportuar rreth 20 simptoma omikron dhe më shpesh janë raportuar rrjedhje dhe dhimbje koke. Studimi zbuloi gjithashtu disa simptoma të tjera që janë më të zakonshme te njerëzit e infektuar me omicron. Këto janë lodhja, teshtitja dhe dhimbjet e fytit.

Personat që i vërejnë në vetvete këto simptoma këshillohen të mos i injorojnë dhe të testohen dhe izolohen derisa të marrin rezultatin e analizës.

Share.