Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar fotografinë e Kurtit ku u shfaq i ulur në bankat shkollore, në njërën nga shkollat në Podujevë. Bashkë me të ishte edhe Shpejtim Bulliqi dhe Arbërie Nagavci, raporton TV Malisheva.
Matoshi ka kritikuar Kurtin duke thënë se Kosova nuk ka përjetuar kurrë një çoroditje kaq të madhe mes politikës dhe etikës së pushtetit.
Matoshi fotografinë e Kurtit e quan, bizarre dhe jokreative.
Postimi i plotë:
Albin Ce Dun!
Çoroditje ma t’madhe të politikës dhe etikës së pushtetit, Kosova nuk ka përjetu kurrë!
“Pushteti i ri” po instalon “Njeriun e ri” – simas modelit të Enver Hoxhës – tue pretendu se elitat politike, kulturore e Arsimi te munen me u ndrru me militanta të partisë, do gjysha e gjyshe që gërvallën nga monotonia dhe seniliteti!?
Zavendësimi i mësimdhansave me prondët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu!
Sa pamje bizarre, jokreative e të shkreta!?