Edhe Kosova është përfshirë në raportin rajonal të përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Ballkanin Perëndimor.
Sipas raportit të Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës është konstatuar se 34 për qind e të rinjëve përdorin kanabis në Kosovë.
Në raport thuhet se në Kosovë 0.6 gram kokainë shiten për rreth 55 deri në 60 euro. Derisa heroina shitet në sasi të vogla prej 0.25 gram për pesë euro.
“Rruga tokësore ballkanike për heroinën fillon nga Afganistani përmes Iranit, Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është rruga më e shkurtër dhe më e drejtpërdrejtë që heroina të arrijë në Evropë”, thuhet në raportin e Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës.
Sipas raportit droga gjithashtu mund të hyjë në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga Bullgaria përmes Serbisë ose Maqedonisë së Veriut për transport të mëtejshëm në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, por dërgesat mund të hyjnë në rajon edhe nga Greqia. /TV Malisheva