Siria njohu të mërkurën “pavarësinë dhe sovranitetin” e rajoneve separatiste të Ukrainës të Luhansk dhe Donetsk, njoftuan mediat shtetërore.

“Duke iu referuar vullnetit dhe dëshirës së përbashkët për të vendosur marrëdhënie në të gjitha fushat, Republika Arabe Siriane ka vendosur të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës Popullore të Luhanskut dhe Republikës Popullore të Donetskut”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme.

Sipas të njëjtit burim, “me të dyja vendet do të vendoset komunikim për të rënë dakord për kornizat për forcimin e marrëdhënieve, duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në përputhje me rregullat e njohura”.

Zonat e përmendura me një pjesë të rajonit më të gjerë të Donbas. Pak para sulmit në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin i njohu dy rajonet separatiste si “republika popullore” të pavarura.

 

Share.