Pavarësisht rritjes së rasteve, situata me covid-19, në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme dhe në kontroll. Kështu është vlerësuar sot në takimin e shtabit emergjent komunal, për menaxhimin e situatës me covid-19, të cilën e drejton drejtori komunal i shëndetësisë, Hajdin Berisha, e ku marrin pjesë të gjithë sektorët përgjegjës, si drejtoritë komunale, QKMF-ja, policia, e të tjerë.

Pas prezantimit të situatës me covid në Komunën e Malishevës, udhëheqësi i shtabit emergjent komunal, Hajdin Berisha, tha se, përkundër rritjes së rasteve të reja me covid, situata është e menaxhueshme, dhe aktualisht nuk e kemi asnjë pacient të hospitalizuar, për shkak të covid-it.

Në këtë takim, gjithashtu u tha se  më shumë se gjysma e popullatës është e vaksinuar, ndërsa situata në shkolla është ende e menaxhueshme, pasi në asnjë shkollë, nuk ka numër të madh të rasteve, për ta ndryshuar mbarëvajtjen e procesit mësimor, nga një plani A, në planin B apo C.

Në këtë takim u propozua që të rritet punohet edhe më shumë në parandalimin e infektimit me covid, përkatësisht në zbatimin e masave parandaluese, dhe në zbatimin e tyre të përfshihet të gjithë sektorët përgjegjës./TV Malisheva

Share.