Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, në një intervistë  deklaroi se është treguar një përkushtim dhe vendosmëri e autoritete për të menaxhuar situatën me Covid-91, edhe pse shtoi se asnjë vend nuk është i përgatitur 100% për parandalimin e përhapjes që në vlerësimin e tij është vërejtur një përshpejtim si në numër ashtu edhe në përhapje gjeografike.

Kosova, sipas Sylës, ende ka një numër dyshifror të të prekurve dhe krahasuar me vendet përreth është numër më i vogël. Sipas tij, me vazhdimin e masave agresive, të shpejta si në gjurmim të rasteve ashtu edhe në testimin e një numri më të madh, izolimin dhe vënien e rasteve të dyshuara, situata mund të kontrollohet.

Syla: Nëse ndiqen udhëzimet, Kosova mund t’ia dalë me pasoja të vogla

VIDEO 

“Mendoj që me një përkushtim, me një disiplinë, me një punë ekipore dhe unitet prapë mund të përballohet situata me pasoja sa më të vogla, por për këtë prapë duhet gjurmim, aktiv i rasteve, një testim më i madh i numrit të rasteve dhe zbatimi strikt i rregullave dhe udhëzimeve të dhëna nga qeveria e Kosovës sepse ne dëshirojmë që ta parandalojmë që ky të bëhet problem shëndetësor, përkundër heroizmit të treguar të profesionistëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore, ne dimë që edhe vendet e tjera të cilat kanë një sistem shumë më të zhvilluar se Kosova nuk kanë arritur që të përballen me mënyrë adekuate me fluksin e madh të pacientëve, andaj tani ne duhet të veprojmë në mënyrë shumë strikte dhe të disiplinuar në bazë të udhëzimeve, prapë mendoj që nëse udhëzimet përcillen në mënyrë strikte, mund t’ia dalim mbanë me pasoja sa më të vogla”, tha Syla në një lidhje me Skype.

Syla ka thën ë se rekomandimet nuk përfshijnë vetëm të qëndroni në shtëpi, të mos vizitoni të afërm dhe të pranosh persona të tjerë në hapësira të mbyllura, por edhe kur jeni në rrugë të respektohen të gjitha rregullat.

Sipas tij, fotot që u shpërndanë këtyre ditëve ku shihen njerëz të grumbulluar duke pritur të marrin ndihma ose çfarëdo, e kanë shqetësuar pasi një qëndrim i afërt rrezikon përhapjen e virusit dhe kështu dhe daljen e situatës nga kontrolli.

Syla kujtoi se kjo masë për të qëndruar në shtëpi është e përkohshme, pasi duke e krahasuar me një ndeshje futbolli, thotë se loja nuk fitohet vetëm në mbrojtje, por po blihet kohë derisa të vihet situata nën kontroll të plotë.

Syla: Masat janë që të mos ngarkohet sistemi shëndetësor

VIDEO 

“Një element tjetër që dua ta përmend është se kjo masë e kërkesës që bëjnë autoritetet për individë që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi për të mos lëvizur është një masë e përkohshme sepse ne e dimë që masat tjera duhet të merren për t’u sulmuar virusi apo si Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka bërë edhe një kampanjë së bashku me FIFA-n dhe po e bëj një krahasim me lojën e futbollit: Asnjë lojë e futbolli nuk fitohet vetëm duke qëndruar në mbrojtje, por ta quaj kushtimisht kjo është një tërheqje taktike dhe blerje e kohës derisa të kemi ndoshta edhe barna dhe derisa të mundësojmë gradualisht të zvogëlohet numri i rasteve në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos ngarkohet”, vijoi ai.

I pyetur rreth vaksinës, Syla tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë së bashku me institucionet e ndryshme hulumtuese që merren me testimin e vaksinave është duke testuar rreth 20 vaksina të ndryshme. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai theksoi se nuk mund të pritet një vaksinë në dispozicion për aplikim te popul lata e gjerë së paku para një viti./TV Malisheva/

Share.