Gjendja nga helmimi në Malishevë: 158 numri i të helmuarve por situata nën kontroll.
Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontroll të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore.
Për informacione të tjera do njoftoheni me kohë në orët në vijim.
/TV Malisheva