Futbolli në Kroaci mund të rinis sezonin e futbollit. Të gjithë testet e zhvilluara te skuadrat kroate kanë rezultuar negative për pandeminë “Covid 19”. Janë testuar futbollistët dhe anëtarët e stafit teknik, ndërsa rezultat treguan se askush nuk është prekur nga koronavirusi.

Kjo do të thot se kampinati mund të vazhdojë dhe se gjithçka do të vendoset në terrenin e gjelbër. Më afër titullit duket se është Arian Ademi me Dinamo Zagrebin, ndërsa drejtuesit e futbollit kroat janë të kënaqur me bashkëpunimin e klubeve të futbollit dhe futbollistët në Kroaci.

Share.