Glauk Konjufca, nuk ka përjashtuar se Vetëvendosje në të ardhmen mund të bashkëpunojë me partitë tjera, përfshirë edhe PDK-në. Ai ka thënë se Vetëvendosja nuk duhet të veprojë më në mënyrë dogmatike ndaj LDK-së duke thënë se ‘ja me LDK-në ja s’ka’.

Në qeverinë e ardhshme, duhet t’i negociojmë ministrat. Një përparësi të lehtë duhet t’ia japim LDK-së por jo në mënyrë dogmatike. Mendoj se Vetëvendosja duhet me marrë që VV duhet ta marrë atë subjekt në qeverisje, nëse i dërgon për ministra emrat më të mirë, më të pakorruptuar. Me këtë qasje, që ja me LDK-në ja me askënd në botë, nuk shkon se të vjen në zyre Agim Veliu që ta bjen në zyre atë kriminelin që ia harrova emrin por që mbiemrin e ka Potera, ato janë shumë problematike. Këto ndodhin kur thu ja LDK ja s’ka.

Glauk Konjfuca ka thënë se në muajin mars, sjellje më të mira kishte PDK-ja sesa LDK-ja.

“Unë mendoj që politika është e gjatë, është maratonike edhe natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë LDK-në, kjo shije e keqe që ka lënë LDK duke keqpërdorë zotin Grenell për me rrxu qeverinë, kjo është e keqe dhe populli i Kosovës është i vetëdijshëm. Unë kam thënë vetëm gjatë muajit mars, shikojeni qëndrimin e tyre gjatë mocionit, shikoni konferencat e tyre për shtyp ju e shihni një agresivitet më të madh të LDK-së sesa i PDK-së, kjo është zhgënjyese”, ka thënë Konjufca në Rubikon, përcjell Periskopi. Vetëvendosje nuk duhet me qenë më dogmatike ndaj LDK-së, duke qenë insistues ne edhe LDK se fatkeqësisht ia kemi kriju një iluzion për një fuqi joreale për fuqi që e ka në popull,. LDK po mendon se është LDK e Ibrahim Rugovës, nukë shtë e tillë më”, ka thënë Konjufca.

Share.