Në seancën parlamentare të së enjtes ku pati një debat të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi në lexim të parë të projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e ka mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti Bekim Haxhiu.

Para votimit, propozuesi i këtij projektligji, Bekim Haxhiu, kërkoi reflektim nga pozita për të mbështetet dhe për të tejkaluar ndikimet politike.

Haxhiu: Ta votojmë sot Projektligji për Trustin

“Kjo krizë ekonomike mund të përballohet nëse bashkëpunojmë dhe në mes dy leximeve bashkërendohemi edhe për modalitetet e tjera”, theksoi Haxhiu.

/TV Malisheva

Share.