Gjatë ditës së martë është hedhur shorti për 1/16-tën e Kupës së Serbisë.

Më 25 shtator skuadra nga Beogradi, Crvena Zvezda, do të vijë në Mitrovicë për të luajtur kundër Trepçës.

Këta të fundit bëjnë gara në Ligë në Tretë të Serbisë dhe deri tashti kanë zhvilluar 7 ndeshje duke regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, transmeton Indeksonline.

Ndonëse Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka tentuar të ndalonte aktivitetin e klubeve serbe në Kosovë, garat po vazhdojnë pa problem.

Muaj përmes një letre zyrtare drejt UEFA-së dhe FIFA-së, FFK kishte kërkuar që të ndërhyjë në Federatën Serbe të Futbollit për të ndaluar këto gara ilegale që zhvillohen në territorin e Kosovës.

Share.