Ende pa përfunduar procesi i shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka filluar shitja e tyre në tregun e zi.

”Tiks.app” vetëm disa minuta më parë paralajmëroi që faqja ka rënë për shkak të ngarkesës së madhe [pa treguar nëse është shitur ndonjë biletë], por edhe pse nuk ka funksionuar, disa bileta ‘çuditërisht’ janë shitur.

Ndërkohë tashmë ato po qarkullojnë në tregun e zi me çmime dhjetëfish me të shtrenjta

Share.