Pas rastit të raportuar dje për një person të prekur me Covid19 në Malishevë, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative.
Pas testimeve të familjarëve dhe të personit në fjalë, burime të TV Malisheva bëjnë të ditur se edhe personi J.TH, gjatë testimit ka dal negativ dhe nuk gjendet në listen e të infekturave, ani pse dje ishte raportuar se ka dal pozitiv.
Me të drejtë lind pyetja se kush do të jap llogari për shqetësimet e popullit në Malishevë, pasi që personi në fjalë kishte kontakte të shumta me disa përsona, e ata persona me 10 Komuna, pasi personi në fjalë është familjar i një nga kafiterive më të njohura në Malishevë, dhe ka shoqëri të gjerë.
E kjo situatë, ka krijuar panikë te të gjithë qytetarët e Malishevēs./TVMalisheva

Share.