Skoutët e klubit të madh turk Besiktas kishin një detyrë të rëndësishme për ta bërë në ndeshjen mes Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Doosan Arena’, në Plzen, i takoi vendasve të cilët fituan me rezultat 2:1, raporton Zëri.info.

Sipas mediumit turk ‘Fotospor’, skoutët e Besiktasit kishin ardhur në Plzen për ta përcjellur futbollistin e Kosovës Idriz Voca dhe atë të Çekisë Michael Krmencik.

Megjithatë, skoutët në fjalë nuk arritën të kryejnë shumë punë pasi Voca nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje.

Ndryshe, Voca është titular i padisktueshëm te Luzerni në Zvicër, derisa është edhe zëvendës-kapiten.

Share.