“20 vjet humanizëm” – kjo ishte njëra ndër motot kryesore të tifo grupit gjilanas “Skifterat” kur kremtuan 20 vjetorin e themelimit, ndërkohë që aktivitetet e tyre humanitare po i vazhdojnë edhe më tej.

‘Bardhekuqtë’ tashmë kanë kaluar në një dimension më të gjerë, teksa kanë filluar ndërtimin e një shtëpie për një person në nevojë në Komunën e Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes faqes zyrtare, ky tifo grup ka publikuar pamjet e fillimit të ndërtimit të kësaj shtëpie, teksa është bërë hedhja e gurthemelit.

Në vazhdimësi anëtarët që përfaqësojnë këtë tifo grup kanë bërë thirrje për të vijuar aksionin e mbledhjes së ndihmave për ta përfunduar sa më parë shtëpinë e një personi të moshuar në këtë komunë.

“Njoftohen të gjithë antarët, donatorët dhe subjektet afariste që kanë shprehur vullnetin e tyre të mirë për të ndihmuar ndërtimin e shtëpisë për bacin Zenun se, punimet intensive për jetësimin e kësaj iniciative tashmë kanë filluar dhe pritet të përfundojnë së shpejti!

Të gjitha subjektet afariste që kanë ofruar mallëra dhe shërbime do t’i kontaktojmë në vazhdim për të dorëzuar donacionet e tyre ndërsa kemi has edhe në përgjigje të kënaqshme me mbështetje financiare por edhe më tutje kemi nevojë për ndihmë prandaj të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni në strehimin e një njeriu të moshuar e në nevojë mund të kontaktoni Pajtim Halili (tel: 045 611 052) si person i autorizuar për tubimin e mjeteve dhe mbikëqyrjen e punimeve!

Lidhur me iniciativën ndëgjohemi përsëri me dorëzimin e çelsave dhe prezentimin e shtëpisë bashkë me listën e donatorëve dhe shpenzimeve!”, thuhet në publikimin zyrtar të këtij tifo grupi.

Share.