Gjilani është njëra nga skuadrat më të përforcuara këtë afat kalimtar veror.
Bardhekuqtë kanë bërë përforcime të mëdha dhe për synim kanë të fitojnë trofe dhe daljen në Evropë.
Ndeshjen e parë Gjilani në edicionin e ri do ta luaj në udhëtim te Trepça ’89.
Në këtë takim Gjilani do të ketë mbështetje të madhe nga tifo grupi i tyre ‘Skifterat’.Skifterat’ kanë marrë rrugë në Mitrovicë dhe në numër të madh pritet të jenë lojtari i 12-të i Gjilanit.
Trepça ’89 – Gjilani do të luhet në stadiumin Riza Lushta dhe pritet të filloj me fillim nga ora 17:00.