Skuadra e Serie-A Salernitana është zyrtarisht në shitje, por deri më tani nuk ka pasur interesim për blerjen e këtij klubi dhe kështu që kjo skuadër mund të përjashtohet nga kampionati elitar i futbollit italian.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është njeriu që qëndron pas administratorit që zotëron zyrtarisht këtë klub por është e ndaluar që një person të zotërojë dy klube të ndryshme në Serinë A. Gjithashtu është e ndaluar shitja e klubit te të afërmit deri në shkallën e katërt.
Lotito-s iu desh të shiste Salernitana-n në verë, por arriti ta zhvendoste afatin deri në fund të vitit duke përfshirë administruesin e besuar, transmeton TV Malisheva.
Ai duhet të gjejë blerësit deri më 31 dhjetor, por sipas “ANSA” ai nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare, kështu që Salernitana mund të përjashtohet nga Seria A ndërsa sezoni është në vazhdim. Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë realisht dhe kur.
Salernitana u promovua në Serie A sezonin e kaluar për herë të parë pas 22 vitesh.
Skuadra e Stefano Colantuonos qëndron në fund të tabelës së Serie A me tetë pikë pas 17 ndeshjeve.