Ka përfunduar ndeshja Arbëria – Prishtina.

Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar duke ralizuar plotë katër gola në portën kundërshtare.

Ishte Leonit Abazi që realizoi dy gola, Leotrim Kryeziu shënoi një tjetër, kurse në fund golin që e përmbylli rezultatin e shënoi Besnik Krasniqi për 0 me 4.

Pas ndeshjes shumë i pakënaqur me rezultatin dhe lojën u deklarua edhe trajneri i skuadrës së Arbërisë, Arbnor Morina.

“Ne luajtëm shumë keq dhe nuk reaguam aspak sot. Prishtina na dominoi, asgjë nuk funksionoi fare sot. Ky është dështimi im, sepse ndoshta gabova në zgjedhjen e futbollistëve. Fitorja ishte me meritë e Prishtinës” tha trajneri Morina për ArtMotion.

Kujtojmë që kjo është humbja e parë për skuadrën e Arbërisë në stinorin pranveror. /TV Malisheva

Share.