- Reklamë e sponsorizuar -

Mesfushori nga Uruguaji Licas Torreira mund të largohet nga Arsenali shumë më herët se sa ishte pritur, raporton “Sky Sport Italia”.

Skuadra nga Serie -A Torino ka shprehur interesim për ish-mesfushorin e Sampdorias dhe ka kërkuar huazimin e tij.

Torreira 24 vjeçar, iu bashkua “Gunnersave” në qershorin e vitit 2018 për 26 milionë funte, por nuk ka arritur të tregohet efikas nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta dhe kishte disa lëndime./TV Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -