Pandemia e madhe botërore “COVID-19” ka ndikuar shumë edhe në funksionimin e futbollit.

Futbollit kosovar prej javësh është pezulluar, kurse nuk dihet ende se kur do të rikthehet në aksion edhe pse janë përmendur disa data optimale.

Ndërsa, procesi i licencimit te klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020 ka filluar që nga 1 shkurti, shkruan Gazeta Sheshi.

Kurse, sot janë bërë zyrtare emrat e klubeve të cilat kanë fituar të drejtën e licencimit për t’u paraqitur në garat evropiane.

Në mesin e këtyre skuadrave gjendet edhe ajo e KFF Mitrovicës, kampionit aktual të Kosovës në futbollin femëror.

“KFF Mitrovica merrë licencën për garim në garat e UEFA-s për edicionin 2020/2021. Falë punës së palodhshme të Krytarit z.Hajrullah Haxhiut, Drejtorit financiar z.Besart Ymeri, Drejtorit sportiv z.Adnan Ademi dhe realizimit te raportit nga agjencia e auditimit Etika”, ka shkruar kjo skuadër në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Kujtojmë, tetë skuadrat tjera të licencuara vijnë nga Superliga e meshkujve:

KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilan
FC Prishtina
KF Feronikeli
FC Llapi
KF Drenica
KF Trepça 89.

Share.