Liverpooli do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri gjatë ditës së premte kundër Norwich Cityt.
The Reds po mundohen gjatë orëve të mbetura të blejnë edhe ndonjë lojtar, por edhe të sheshin ndonjërin prej tyre.
“Blick.ch” raporton se futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri mund të ndryshojë ambient pak orë para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier.
Sipas mediumit zviceran, sulmuesi anësor i kampionit evropian mund të transferohet te skuadra franceze e Monacos.
Kjo e fundit thuhet se ka ofruar gjashtë milionë euro për 27-vjeçarin, i cili kohët e fundit u rikthye pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta për disa muaj, shkruan telegrafi.
Theksojmë se futbollisti kaloi në radhët e të kuqve për 15 milionë euro nga Stoke City gjersa mendohet se fiton katër milionë euro në sezon.
Ndryshe, Shaqiri deri më tani ka pasur 26 paraqitje për Liverpoolin dhe ka shënuar katër gola në të gjitha garat.