KFF Mitrovica ka bërë historinë e futbollit femëror në Kosovë.
Tashmë kjo skuadër ka kaluar në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.
Në këtë fazë, ndeshjet do të jenë vajtje-ardhje. Por kundërshtarët e mundshëm për skuadrën kosovare janë vërtet të frikshëm.
Me shortin që pritet të hedhet pas dy dite, Mitrovica gjendet në vazon 2.
E nga vazo 1, gjenden kundërshtar si: Atl.Madrid, Man.City, Lyon, PSG, Bayern Munchen, Barcelona etj.
Ndeshjet e para priten të zhvillohen me 11/12 shtator, kurse ato të kthimit pas një jave.
Gjithsesi vetë plasmani në mesin e 32 skuadrave më të mira për Mitrovicën është sukses në vete, duke ditur se kaloi grupin me tri fitore në poaq ndeshje.