Me njerëzit e izoluar në shtëpi e në zyra, dhe me mbylljen e shkollave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, video-thirrjet janë duke shënuar rritje enorme. Shumica e përdoruesve të pajisjeve teknologjike janë drejtuar kah aplikacioni “Zoom” dhe jo në të famshmin Skype që ishte qendra e thirrjeve online për kohë të gjatë.

Kjo sepse shpërndarja e thirrjeve të “Zoomit” është më e lehtë edhe pse ka shfaqur disa probleme. Tani Skype është kundërpërgjigjur me veçorinë “Meet Now”.

Me këtë veçori, nikoqirët mund të krijojnë dhe të ndajnë një takim falas me vetëm tri klikime, sipas Microsoftit. Edhe nëse nikoqiri nuk e ka Skypen e instaluar – ju mund ta nisni procesin përmes kësaj faqeje – dhe të ftoni njerëzit duke përdorur një vegëz ose përmes butonit të shpërndarjes. Nëse personi që e ftoni ka të instaluar Skypen, ai do të hapet direkt. Nëse jo, atëherë do të hapet biseda përmes shfletuesve të internetit, Google Chrome ose Edge./ Tv Malisheva

Share.