Klubi i futbollit Trepça përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar që sulmuesi Elmedin Rama i është bashkuar gjigantit çek, Slavia Praga.

Rama i është bashkuar Slavia Pragës, ku tani do të vazhdojë karrierën në kampionatin çek.

“KLUBI FUTBOLLISTIK TREPÇA krenar me arritjen e marrveshjes së sulmuesit tonë Elmedin Rama me ekipin e njohur SK Slavia Praga.

Elmedinin e falenderojmë për kontributin e dhënë në klubin tonë duke i dëshiruar suksese në aventurën e re”, shkruante në komunikatën e KF Trepçës.

Më poshtë mund ta gjeni prezantimin e Elmedin Ramës te Slavia Pragës.

/TV Malisheva

Share.